Dubai në “ankth”, Irani bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Largohuni, do të nisim sulmet!

Qendra e operacioneve mediatike e Iranit ka paralajmëruar banorët në zona specifike të Dubait dhe Dohas se personeli ushtarak amerikan është i fshehur aty, sipas transmetuesit shtetëror Press TV.

Në deklaratë thuhet se Irani mund t’i shënjestrojë ato zona në orët në vijim, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen menjëherë.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Irani ka kryer sulme në Dubai dhe qytete të tjera të Gjirit Persik, duke shënjestruar bazat amerikane në rajon.

Këto veprime kanë rritur ndjeshëm tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa vendet e Gjirit kanë shprehur shqetësim për destabilizimin e sigurisë rajonale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT