Droni iranian godet konsullatën amerikane në Dubai, ndërtesa përfshihet nga flakët (PAMJE)

Konsullata amerikane në Dubai, është përfshirë nga flakët pasi u godit këtë mbrëmje të marte nga një dron iranian, sipas burimeve të CNN.

Zyra e medias në Dubai thotë se nuk është raportuar për të lënduar.  “Autoritetet e Dubait kanë konfirmuar se një zjarr që erdhi si pasojë e një incidenti me dron pranë Konsullatës Amerikane është nën kontroll me sukses. Ekipet e emergjencës reaguan menjëherë. Nuk janë raportuar të lënduar.” tha zyra e medias në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e djeshme Irani ka sulmuar ambasadën e SHBA në Kuvajt. Shpërthime të forta janë dëgjuar në qytete të ndryshme të Gjirit, ndërsa Irani kreu sulme ndaj vendeve në rajon që strehojnë baza amerikane për të tretën ditë me radhë. Bombardimi i vazhdueshëm i Gjirit nga Teherani erdhi në përgjigje të sulmeve ajrore SHBA-Izrael.

Lufta e cila tashmë është në ditën e katërt ka sjellë jo pak tensione dhe probleme në Lindjen e Mesme. Infrastruktura në të gjithë Gjirin është goditur që nga e shtuna, duke përfshirë aeroportet, portet detare, ndërtesat e banimit dhe hotelet. Të paktën 780 persona janë vrarë nga bombardimet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin. Dhe Çmimi i benzinës në SHBA sapo pësoi rritjen më të madhe ditore që nga viti 2005, pasi anijet praktikisht kanë ndaluar së kaluari nëpër Ngushticën kritike të Hormuzit. Nafta vazhdoi të rritej dhe aksionet ranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT