Doli pas 3 orësh nga SPAK, biznesmeni Klodian Allajbeu “kyç gojën” për gazetarët (VIDEO)

Biznesmeni Klodian Allajbeu ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit mesditën e sotme dhe ka qendruar për pak më shumë se tre orë. I pyetur nga gazetarët nëse arsyeja që ai u paraqit sot në ambientet e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishin hetimet për koncesionin e laboratorëve në Shëndetësi, ai ka zgjedhur të “kyçë gojën”.

Në videon e siguruar nga Newsbomb.al pas daljes së tij nga institucioni gjithçka që dëgjohet të thotë biznesmeni është “nuk kam…” dhe “për asgjë” teksa gazetarët e pyesin se për çfarë u pyet.

Kutojmë se ditë më parë u tha se kontrollet e zhvilluara nga SPAK në kompani të lidhura me Allajbeun dhe me Spitali Amerikan lidhen me hetimet për koncesionin e laboratorëve në shëndetësi.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dokumente, telefona celularë, kompjutera dhe materiale të tjera që konsiderohen të rëndësishme për hetimin e koncesionit me vlerë mbi 100 milionë euro. Kontrollet janë kryer në kompanitë koncesionare dhe në subjekte të tjera të dyshuara si të lidhura me këtë çështje.

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit personal ndaj biznesmenit është sekuestruar edhe telefoni i tij celular, të cilin Allajbeu ka kërkuar t’i rikthehet nga gjyqtarja e hetimit paraprak, Elsa Ulliri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT