“Do të bllokohet në mënyrë efektive!” Irani KËRCËNON se do të minojë Gjirin Persik nëse sulmohen ishujt e tij

Këshilli i Mbrojtjes së Iranit ka kërcënuar se do të vendosë mina në mënyrë që të bllokojë gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e Iranit.

“E vetmja mënyrë për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit për vendet jo-ndërluftuese është koordinimi me Iranin”, thuhet në deklaratën e organit të sigurisë të nivelit të lartë.

Ndërkohë që këshilli i mbrojtjes deklaroi se: “Çdo përpjekje e armikut për të sulmuar brigjet ose ishujt iranianë do të çojë në minimin me mina të ndryshme detare të të gjitha rrugëve të aksesit dhe linjave të komunikimit në Gjirin Persik dhe brigjet. I gjithë Gjiri Persik do të bllokohet në mënyrë efektive dhe përgjegjësia për këtë do të bjerë mbi kërcënuesin”.

Kujtojmë se ky paralajmërim vjen pasi ushtria e Iranit, deklaroi se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, dhe do të sulmonte infrastrukturën rajonale, në rast se do të ndodhte që Trump, do të zbatonte një kërcënim për të bombarduar termocentralet e saj nëse ngushtica nuk do të hapet deri sot në mbrëmje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT