Dokument i vitit 1830/ Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për gratë e tyre

Nga Aurenc Bebja °, Francë – 24 Maj 2017Në librin me titull « Le Chansonnier des grâces : avec la musique gravée des airs nouveau », botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellur në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët ;Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.Pisombo ! Pisombo ! * Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatëTë ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !Pisombo ! Pisombo ! Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi ;I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes ;Por një vonesë e paparishikuar na pengon nga dashuria e tyre.Pisombo ! Pisombo ! Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh ;Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditëE ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg !Pisombo ! Pisombo !* Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të akorduar lëvizjet e tyre.Burimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit :https://www.darsiani.com/la-gazette/dokument-i-vitit-1830-kenga-e-rralle-e-marinareve-ilire-per-bukuroshet-e-tyre/./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT