Foto Lajm / Dikush nuk e mirëpret Aleksander Vuçiçin në Tiranë

Aleksandar Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor, pasi do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi 4 partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit Edi Rama të anulojë samitin e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës, të quajtur ndryshe si Minishengeni Ballkanik, për të mohuar masakrat e kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës së Kosovës.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Aleksandar Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, të organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT