“Dikur aleati ynë më i madh!” Lufta në Lindjen e Mesme “kris” akoma më shumë marrëdhënien mes Trump dhe Starmer, presidenti: Nuk kemi nevojë për ndihmë, kemi fituar

Lufta në Lindjen e Mesme, është duke thelluar gjithmonë e më shumë përplasjet e vazhdueshme mes Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Trump ka reaguar pas lajmit se Britania e Madhe do të dërgojë avionë në Lindjen e Mesme, pas intensifikimit të sulmeve.
Ai është shprehur përmes një postimi në platformën “TruthSocial” se nuk ka nevojë për ndihmën e Starmer pasi e ka fituar luftën.
“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të avionëve në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, Kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to – Por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra, pasi kemi fituar tashmë!”shkruan Trump në Truth Social.