DETAJE nga dosja: Falë Ilir Metës, Kastriot Ismailaj udhëtoi në Pragë si pjesë e delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë pa pasur post zyrtar

Të tjera detaje kanë dalë në pah nga dosja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ku janë mësuar episode të reja në lidhje me marrëdhënien e tij me biznesmenin Kastriot Ismailaj.

Sipas burimeve të Vna.al mësohet se Ismailaj ndonëse nuk ka pasur asnjë post në institucionin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka udhëtuar në Pragë si pjesë e delegacionit të kësaj ministrie që asoksohe drejtohej nga Ilir Meta.

Ky detaj mësohet është konfirmuar dhe përmes një shkrese të shkruar nga Ambasada e Shqipërisë në Pragë në drejtim të Ministrisë së jashtme ku raportohet për qëndrimin e Ilir Metës në kryqytetin çek dhe takimet që ai do të zhvillonte atje.

Përmes dokumentit në fjalë mësohet se në takimin që do të zhvillohej në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë do të merrnin pjesë dhe ambasadori i asaj kohe Qazim Tepshi, Ilir Ciko, Majlind Lazimi si dhe ndihmësi i tij Kastriot Ismailaj.

Në një pjesë të dosjes theksohet se Ismailaj ndonëse nuk ka pasur një post zyrtar asokohe në këtë ministri, ai ka udhëtuar në pragë si pjesë e delegacionit që do të shoqëronte të pandehurin Ilir Meta.

“Shtetasi Kastriot Ismailaj nuk ka pasur asnjë lloj posti zyrtar publik në atë kohë, nuk ka qenë as këshilltar e as ndihmës i ndonjë ministri. Megjithatë, sipas informacionit të dërguar nga Ambasada Shqiptare në Pragë, ai është prezantuar pranë autoriteteve çeke si pjesë e delegacionit që do të shoqëronte të pandehurin Ilir Metaj gjatë vizitës së tij atje me cilësinë e ministrit”, theksohet në dosjen e SPAK.

Kujtojmë se, biznesmeni Kastriot Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Shtetit per veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve te vepres penale.

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milion euro.

Hetimet kanë zbuluar se Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA, lidhi kontrata me kompaninë çeke CEZ për mbledhjen e borxheve. Pak kohë më pas ai u arrestua dhe u dënua me arrest në burg.

Në seancën e fundit gjyqësore të mbajtur më 18 mars, GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT