“T’i lemë për momentin akuzat? Po, por ndërkohë po prishin provat”

Shumë gazetarë nga Durrësi e lidhin situatën e krijuar në Bashki këtë të dielë me përpjekjet për të zhdukur gjurmët e abuzimeve.

Ka shtesa dhe shkelje flagrante në ndërtime, leje abuzive dhe mbyllje sysh kundrejt përqindjeve dhe rryshfetit, por vetëm një hetim serioz nga Prokuroria i vendos “pikat mbi i”.

Kryebashkiakja e Durrësit dha sot dorëheqjen dhe në vend të saj deri në zgjedhjet e reja lokale u emërua krahu i djathtë i Vangjush Dakos.

“I votuari sot unanimisht nga këshilli njëngjyrësh i 30 qershorit njihet si krahu i djathtë i Dakos dhe njeriu i aferave”  – sipas mediave lokale të qytetit.

Ato shkruajnë gjithashtu që Dako është shfaqur shumë i kënaqur sot pas zhvillimeve në Bashki.

“A do prishë provat në Bashkinë e Durrësit, zëvendësi i Dakos?” – është pyetja që ngre gazetarja Sonila Meço?

Dhe shkruan:

Kur i kërkojmë njëri-tjetrit në reagime të mos merremi me politikë, të lëmë për momentin akuzat, përgjegjësitë, të qëndrojmë tek solidariteti si nevoja prioritare absolute e ditës, dy fakte të freskëta duhet t’i kemi parasysh. Janë lajme dite e s’po i hyj të tjerave: 

  1. Kryetar bashkie në Durrës sot është emëruar zëvendësi historik i ish kryetarit Dako. Pra një ndër njerëzit që ka lejuar ndërtimin e Durrësit në formën e përmbajtjen që njohim.
  2. Prokuroria njofton me bujë se hetimet nisin të hënën. Deri të hënën i thonë 6 ditë nga tragjedia. Në 6 ditë, kush ka përgjegjësi mund të bëjë shumçka.

Tani një pyetje kam, kur i hakërrehemi njëri-tjetrit për të mos u marrë me përgjegjësitë se të tjera prioritete ka situata, a e dini se ka disa, përgjegjës për madhësinë e pasojave, që ekzaktësisht këtë mungesë vëmendjeje duan?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT