Dalin DËSHMITË e qytetarëve që dyshohet se i shitën votat Kristian Shkrelit: Tom Doshi i shpëtoi jetën burrit tim, detyrim moral për ta votuar familjarisht

Është mbajtur sot seanca gjyqësore e radhës për gjykimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor.

Burimet për mediat bëjnë me dije se dhe në seancën e sotme Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa persona të cilët, referuar hetimeve dyshohet se janë paguar nga Shkreli në këmbim të votave, të cilat do i siguronte për fitoren e politikanit Tom Doshi.

Dëshmitari i parë, Martin Toma, me detyrë punonës në OSHEE-në e Vaut të Dejës, në fjalën e tij është shprehur se pas një kërkesë të drejtorëve të insiticionit ku punon, kanë vijuar punimet në fshatin e Strajkës. Ndërsa mohoi mundësinë e kontaktimit nga Kristian Shkreli.

“Shefi i teknikës Jetmir Deda na tha se do të shkojmë në këtë ditë të punojmë remontin. Sapo kemi shkuar në lagjen e Stajkës kemi bërë demontimin dhe pastaj kemi vendosur shtylla. Kemi bërë hapje gropash për shtylla, vendosje kabujsh etj” është shprehur në fjalën e tij Toma.

Ndërsa një punonjës i urbanistikës së Vaut të Dejës, Leorenc Pjetra ,në dëshminë e tij ka theksuar se në marsin e 2025 është vendosur një linjë elektrike në fahstin Strajkë. Ndërsa dhe nga ana e këtij të fundit është mohuar kontakti me kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

“Nuk e di çfarë investimi është kryer, por di vetëm për një linjë elektrike. Di që është bërë në muajin shkurt-mars të vitit 2025. Në atë kohë kam qenë drejtor i shërbimeve publike. Në atë periudhë nuk e kujtoj të kem marrë telefonatë nga Kristian Shkreli. Kemi pasur telefonata të shpeshta për kanale vaditëse apo kulluese. Për rastin në fjalë më është kërkuar ndihmë nga drejtuesi i OSHEE për një fadromë, por nuk e kujtoj që Kristian Shkreli të më ketë marrë në telefon” tha Leorenc Pjetra.

Më tej , prokurori i çështjes vijon të lexojë një tjetër bisedë të përgjuar, mes shtetases Franga Kolaj dhe kryebashkiakut Kristain Shkreli, ku ky i fundit i kërkon asaj që t’i garantojë vota për nurmin 11, duke theksuar këtu që të mos votojë kandidatët.

Nga dëshminë e qytetares nga Laçi del në pah dhe emri i politikanit Tom Doshi. Kolaj në fjalën e saj u shpreh falenderuese ndaj këtij të fundit, sepse i ka shpëtuar jetën burrit të saj. Për rrjedhojë, qytetarja theksoi se dhe fëmijët e saj e ndjenin si detyrim moral që të votonin Tom Doshin, ndërsa hedh poshtë pretendimet se ka pasur kontakt me Kristian Shkrelin.

Fjala e Franga Kolajt: Unë jetoj në Laç, Vau Dejës.Para shumë kohësh kam pasur burrin të sëmurë. Kur u dëmtua burri më ka ndihmuar Tom Doshi. Unë jam e majtë me familje, jam kryetare e gruas për PS në Vau Dejës. Kur erdhi Kristian Shkreli kryetar na ndihmoi. Fëmijët më thanë se duam të votojmë Tom Doshin se e kemi detyrim moral. Mora Kristianin në telefon dhe i thashë: më thanë fëmijët kë të votojmë nga kandidatët, dhe Kristiani më tha 11. Unë banoj në Laç, Vau Dejës dhe nuk i kam kërkuar ndihmë asnjëherë për drita apo shërbime të tjera. Kristian Shkreli nuk më ka thënë asnjëherë “voto Tom Doshin” në kuadër të shpërblimeve.

Sakaq mësohet se n ë seancën e radhës për gjyqin ndaj Kristian Shkrelit pritet të dëshmojnë dhe 4 persona të tjerë.Ndërsa data e gjykimit të radhës u caktua 2 prill, ora 14:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT