“Shpërthen” VV: Nesër është dita, ose Kosova nën Serbi ose e pavarur e sovrane

Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar si asnjëherë më parë në organizimin e demonstratës kundër ratifikimit të marrëveshjes Thaçi-Daqiç.

Ajo tashmë ka shpërndarë komunikatat ku i bëhet ftesë banorëve të të gjitha komunave që nesër, e enjte, ora 9.00, të protestohet para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me moton “Marrëveshja ndalet në sheh”, qëllim i kësaj demonstrate, sipas VV’së, është që të dëshmohet se cilido deputet që e voton ratifikimin është duke e bërë këtë në kundërshtim me vullnetin e popullit tonë dhe do të përballet me rezistencën tonë.

Marrëveshja, Serbisë ia garanton kontrollin mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, legalizimin e strukturave të paligjshme e armiqësore si dhe ndarjen e një pjesë të gjyqësorit enkas për veriun. Ndërsa Plani i Zbatimit kërkon që të gjithë punonjësve të strukturave kriminale të Beogradit t’iu ofrohet amnisti, pavarësisht veprimeve të tyre të deritashme, thuhet ne komunikaten e VV’se.

Burime të brendshme të portalit Almakos bëjnë me dije se një organizim i fuqishëm pritet të ndodh nesër që nga orët e mëngjesit.

Nga ana tjetër, në hapje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar me agjendën e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e arritur me 19 prill ne Bruksel.

“Nesër në Parlamentin e Kosovës do të miratohet Ligji për Ratifikimi e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë funksion dje jemi takuar me liderët politikë të Kosovës, dhe jemi dakorduar që të ratifikojmë këtë marrëveshje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që ndërlidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, me perspektivën evropiane të rajonit, me reflektime pozitive për të gjitha vendet e rajonit dhe shoqërinë, me mesazhe të qarta për perspektivë euroatlantike për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit”, ka thënë Thaçi.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT