Sot u emërua zëvendës drejtor i BKH-së, kush është Mentor Çuku, vëllai i Komisarit të hekurt që u vra te Rruga e Kosovarëve

Mentor Çuku këtë të hënë është emëruar zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Lajmin e ka dhënë SPAK përmes një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se Çuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, zgjedhja e Çukut është bërë pas zhvillimit të një procesi të hapur dhe transparent përzgjedhjeje dhe mandati i tij do të jetë 4-vjeçar.

Njoftimi i SPAK:

Ky emërim është realizuar në zbatim të pikës 3 të nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, sipas të cilit zëvendësdrejtori emërohet nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas zhvillimit të një procesi të hapur dhe transparent përzgjedhjeje.

Mandati i zëvendësdrejtorit është 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

“Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion. Të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë i përgatitjes profesionale, përvojës në fushën e hetimit dhe aftësive të spikatura drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.

Z. Mentor Çuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet të lartë profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Po kush është Mentor Çuku?

Mentor Çuku është vëllai i Kryekomisarit Artan Cuku, i rënë në krye të detyrës dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, pasi u ekzekutua me breshëri plumbash në hyrjen e pallatit ku banonte, tetë vite më parë në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Mentori është një hetuersit e parë që iu bashkua agjentëve të BKH-së, dhe ishte në garë edhe për drejtimin e BKH-së, ku në fund u shpall fitues Joni Keta.

Artan Cuku ka mbajtur poste te rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare.  Ai ka qenë edhe shefi i Anti-trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier. Cuku ka qenë edhe zv.drejtor i Krimeve në Policinë e Tiranës para se të emërohej drejtor në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT