Çfarë duhet bërë para, gjatë dhe pas një tërmeti

Çfarë duhet të bëjmë para tërmetit

1 – Sigurohuni që të keni një mjet shtëpiak për zjarrfikje, një set mjekësor të ndihmës së parë, një elektrik dore

2 – Mësoni si jepet ndihma e parë.

3 – Në familje duhet të dinë të gjithë si fiket gazi, uji dhe energjia elektrike.

4 – Të keni një plan paraprak ku të takoni familjen tuaj pas një tërmeti nëse shkëputet komunikimi.

5 – Mos mbani objekte të rënda në rafte të larta (ato bien gjatë tërmetit dhe mund tju dëmtojnë).

 

Çfarë duhet të bëjmë gjatë tërmetit

1 – Rri i qetë! Nëse je brenda, rri brenda. Nëse je jashtë, qëndro jashtë.

2 – Nëse jeni brenda qëndroni përballë një muri afër qendrës së ndërtesës, nën kafazet e dyerve të brendshme, ose shtrihuni nën tavolinë. Qëndroni larg nga dritaret dhe dyert e jashtme.

3 – Nëse jeni jashtë, qëndroni larg nga shtyllat e energjisë. Qëndroni larg ndërtesave (sende mund të bien nga ndërtesa ose vetë ndërtesa mund të bjerë).

4 – Mos përdorni shkrepëse, qirinj ose flakë.

5 – Nëse jeni në makinë, ndaloni makinën dhe qëndroni brenda derisa të ndalet tërmeti.

6 – Mos përdorni ashensorë (ata ngecin gjithsesi).

7 – Kini kujdes nga oxhaqet (ato mund të bien)

 

Çfarë duhet të bëni pas tërmetit

1 – Kujdesuni për veten dhe ofroni ndihmë për këdo që ka nevojë.

2 – Kontrolloni burimet e ujit, gazit dhe elektrikut. Nëse ndonjëra është dëmtuar, fikini.

3 – Qëndroni jashtë ndërtesave të dëmtuara.

4 – Kini kujdes nëae kërkoni në rrënoja. Vishni çizme ose këpucë të forta për të mos prerë këmbët.

5 – Qëndroni larg plazheve. Cunamit ndonjëherë godasin pasi toka ka ndaluar së dridhuri.

6 – Nëse jeni në shkollë ose në punë, ndiqni planin e urgjencës ose udhëzimet e personave përgjegjës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT