Kur Shqipëria ishte ndryshe / “Ne u themi serbëve, miqve të rusëve…” Shpërndahet në rrjetet sociale videoja e Enver Hoxhës

Një video e vjetër është shfaqur në rrjetet sociale, ku në një fjalim të gjatë lideri komunist, Enver Hoxha dënon ashpër sulmet e ish-Jugosllavisë ndaj Kosovës.

Bëhet fjalë për një nga fjalimet që ai mbajti përpara shqiptarëve në Kuvendin Popullor, më 1982-shin.

Ai flet për synimin e serbëve për të dal në Adriatik ndërsa shprehet se ka vetëm dy rrugë për ta bërë këtë, nga Kosova ose nga Otranto:

“Ne u themi serbo-mëdhenjve, miqve të fshehtë e të sigurt të rusëve, se dy rrugë kanë që të sulmojnë Shqipërinë, për të dalë në pjesën e Adriatikut tonë, njëra nga rruga e Vardarit dhe Kosovës, dhe tjetra nga kanali i Otrantos”

“Në rastin e parë,- vazhdon fjalimin udhëheqësi i PPSH, gjithë populli shqiptar që jeton në Kosovë, e në vise të tjera të Jugosllavisë, do të ngrihen t’i presin agresorët me pushkë”

Në rastin e dytë, shprehet ai, kyçin e dytë e kanë shqiptarët, Sazani dhe Karaburuni janë shkëmbinj të veshur me beton e hekur ku s’kalon dot flota ushtarake sovjetike…”

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT