Bombardimet në Iran rrjedhin nga “hakmarrjet” ndër vite mes iranianëve dhe amerikanëve, HISTORIA dëshmon se hapat për paqe janë të vështira

Referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme mund të mendohet se lufta e hapur nga bashkëpunimi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit daton së fundmi, por jo e gjithë historia është ashtu siç duket.
Konfliket e SHBA-së dhe Iranit datojnë që herët, nga 1980, periudhë kur iranianët pushtuan ambadën amerikane në Teheran dhe mbajtën peng 52 diplomatë për 444 ditë. Një konflikt i cili me kalimin e kohës u ashpërsua e u përmbyll me vdekjen e dhjetra civilëve.
Në shenjë hakmarrjeje, më 3 korrik të 1988 anija luftarake amerikane Vincennes rrëzoi avionin e fluturimit 655 të Iran Air, i cili ishte nisur drejt Dubait.
Pas goditjes fatale nga detajet e reja u mësua se USS Vincennes e identifikoi Airbus-in si një avion ushtarak dhe e rrëzoi atë, duke u marrë jetën 290 personave në bord.
Ndërsa Irani rrëzoi fluturimin 752 të Ukraine International Airlines më 8 janar 2020. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike e ngatërroi aeroplanin civil me një fluturim ushtarak amerikan dhe e për rrjedhojë e goditi me dy raketa tokë-ajër nga e cila humbën jetën 176 pasagjerët , kryesisht civilë iranianë.
Së funmdi më 28 shkurt 2026, një raketë amerikano-izraelite goditi një shkollë vajzash në Iranin jugor, që u mori jetën 150 personave mes tyre dhe fëmijë.
Historia tregon se konfliktet e vjetra e momentet e përshkallëzimit mes dy shtetve nuk janë vetëm histori por një përforcim i mendimet se paqja mes këtyre dy shteteve është e vështirë të arrihet.