A do të zhduket në verë Covid-19 ? Biologu Ruka: Nuk e besoj, në Shqipëri shifrat në rritje

Profesori i njohur në shkencën e biologjisë , ish-deputeti i PS-së, Ethem Ruka e cilëson si shqetësuese shifrat e fundit të publikuara të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.Ruka publikoi në rrjetet sociale dy grafikë në të cilën tregohet kurba e infektimit nga Covid-19 në vendin tonë.

“Për fat të keq ditët e fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ka ardhur duke u rritur. Nëse vazhdohet kështu i gjithë karantinimi i deritanishëm do të behët i pavlefshëm. Une po i vë këto grafike për te sensibilizuar, meqënëse të dhënat e shkëputura shpesh nuk krijojnë përshtypjen e plote se çfare po ndodh”, shprehet Ruka.

Në grafikët e botuara, sipas Rukës ka 104 të shëruar nga 237 që janë aktivë të prekur nga kjo sëmundje. Pesë përqind është shkalla e vdekshmërisë, ndërsa 22% ajo e të shëruarve.

Ndërsa në një intervistë për News 24, shkencëtari në fushën e biologjisë shprehet se distancimi social nuk është marr në konsideratë dhe se ditët e fundit ka një rritje dy herë të prekurve në krahasim në ditët e mëparshme.

”Situata është si në gjithë vendet e tjera, s’mund të bënim përjashtim. Por duke ndjekur situatën nuk është dramatike, është nën kontroll. Sigurisht nga dita në ditë ka luhatje. Distancimi social është marrë pak lehtë jo shumë seriozisht. Kam ndjekur deklarimet e Ministrisë dhe kam përpunuar për veten dhe për miqtë për t’i sensibilizuar. 3-4 ditët e fundit kemi një rritje dy herë më të madhe se sa 3-4 ditët e mëparshme. Sigurisht në Shkodër, por dhe në rezervuarin e madh që është Tirana. Por distancimi social mund ta bëjë të menaxhueshëm, Shqipëria ja ka arritur deri tani. Pasi numri në fillim ka qenë i vogël dhe numri më i lartë ka qenë 29 apo 30 dhe totalja ka qenë mbi 300 dhe ndër ta 20 viktima”, theksoi profesor Ruka.

Biologu shprehet se koronavirusi mund të ndalet nga temperatura 57- 60 gradë Celsius por nuk mund të zhduket. Sipas tij koronavirusi do të zhduket një ditë si çdo pandemi tjetër por duhet kohë pasi një gjë të tillë e kërkon vaksina.

“Shpresojmë që ky virus të mos ndryshojë shumë aparatin gjenetik. Shumë e vështirë të thuhet, përmbajte kontradiktore, për përbërjen e tij, efektin. Por ky virus shkatërrohet sipas të dhënave shkencore në temperaturat 57- 60 gradë celsius. Mund ta ndalojë, por unë nuk e besoj këtë. Temperatura ndikon në uljen e intensitetit të tij, por nuk mund ta zhdukë. Ka shumë gjëra që nuk i dimë. Sa kohë jeton mbi materiale plastike, mbi letër, mbi duralumin”, shtoi Ruka.

Ish-deputeti i PS-së thotë se koronavirusi është si një armë biologjike më e rrezikshme se një armë atomike, pasi në rastin e kësaj të fundit preket një territor kurse bombat biologjike prekin gjithë botën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT