Ndodh live në emision, manipulohet sondazhi për ministrat me vota ‘fake’

Një incident i pazakontë ka ndodhur në emisionin “Opinion”.

Emisioni i drejtuar nga moderatori dhe gazetari, Blendi Fevziu kishte bërë një sondazh online, me pyetjen se cili është ministri më i njohur i Qeverisë.

Në sondazhin online rezultoi se votat për disa ministra kanë qenë të manipuluara.

Sipas verifikimeve, rezultoi se 307,864 vota nga 348,712 vota në total ishin të manipuluara.

Me ironi, drejtuesi i emisionit tha:

“Ne duam të zgjidhim votimin në Shqipëri, këtu vjedhin edhe në elektronikë që lë gjurmë dhe jo më aty ku s’lë gjurmë.”

Eksperti i IT-së, Gentian Progni shpjegoi se si mund të manipulohen votat në një sistem online.

Sipas tij, vota reale janë IP e regjistruar në një kompjuter real, ndërsa votat e manipuluara kanë IP jo-reale, që ndryshen njihen edhe si “Proxy”.

“Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”, tha ai.

  

Back to top button
LAJMET E FUNDIT