Behet nje zbulim arkeologjik surprize ne Apoloni

Ekspedita e Perbashkët Arkeologjike Shqiptaro-Franceze ka zbuluar një reliev të punuar në kockë

Gjetjeve të rëndësishme në qytetin antik të Apolonisë i është shtuar një risi. Ekspedita e Perbashkët Arkeologjike Shqiptaro-Franceze ka zbuluar një reliev të punuar në ashtë (kockë), një gjetje e rrallë, ndoshta unikale, sipas specialistëve të fushës së arkeologjisë. Ky objekt në përmasa të vogla, por i ruajtur në gjëndje tepër të mirë, do t’i shtohet vitrinave të muzeut arkeologjik të Apolonisë. Kjo gjetje dëshmon shkallën e lartë të zhvillimit dhe qytetërimit ilir, si dhe misteret dhe thesaret që mbart nëntoka e Apolonise.

“E vecanta e zbulimit është se është një punim i kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë”, thote përgjegjësi i ekspeditës, prof Jean-Luc Lamboleu. Sipas tij, ky zbulim dëshmon se Apolonia ishte një qytet që e njihte shumë mirë mitologjinë dhe kulturën greke, madje edhe e ka kultivuar atë në zbukurimet artistike të qeramikës dhe kockave, sic është ky rast. “Eshtë një skemë mitologjike shumë e njohur ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apolloni me hark”, tregon prof Jean-Luc Lamboleu. Sipas tij, kjo gjetje e bukur dhe e rrallë për rajonin, si dhe një sërë gjetjesh të mëparshme, sic ishin kalorësi fitues i garave olimpike dhe busti i bukuroshes aristokrate vitin e kaluar, dëshmojnë se Apolonia ka qënë një nga qytetërimet më të zhvilluara të kohës.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT