“Basha përfundoi si kastravec i papjekur”, Nard Ndoka kritika Sali Berishës: I lë në “hije” të gjithë në PD dhe askush se konkurron dot

Ish-aleati i Partisë Demokratike dhr kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka kritikuar ashpër Sali Berishës në lidhje me garën për kreun e PD-së.

Ndoka tha se për sa kohë që Berisha ka dëshirën që të zgjidhet kreu i PD-së, nuk besoj se e konkurron askush.

Ish-deputeti theksoi në fjalën e tij në Report Tv, se Berisha i la në hije të gjithë personazhet e tjerë, përfshi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke mos u dhënë mundësinë që të ecin para.

Ndoka: Berisha duhet të jetë, për faktin që ka një autoritet të padiskutueshëm te ajo parti. Përsa kohë që Berisha ka dëshirën që të zgjidhet kreu i PD-së, nuk besoj se e konkurron askush. Atij i mjafton vetëm dëshira për fatin e keq. Sepse unë do dëshiroja shumë që te ajo parti të ketë edhe personazhe të tjera. Berisha atë parti nuk e bëri asnjëherë demokratike. Pra nuk i dha hapësirë asnjë njeriu që të ecte para. Mbetën të gjithë nën hijen e Berishës. Kur je nën hije, edhe kastraveci nuk rritet. Nën hijen e tij, edhe Basha përfundoi si një kastravec i papjekur. Unë nuk shoh një vijë ndarëse refrektare për Salianjin që të kandidojë. Ai ka qenë një deputet aktiv i PD-së, lidershipi i PD-së i ka shkuar te burgu për ta takuar. Këta nxjerrin terma të tillë si vetëpërjashtimi. Pra këto janë mekanizma që lënë një shije të hidhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT