Lajçak nga kjo javë fillon konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme Europiane, Peter Stano ka deklaruar se Mirosllav Lajçak, i cili është emëruar si përfaqësues i ri Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, do të fillojë konsultimet për dialogun gjatë kësaj jave
Stano tutje tha se mandati i Përfaqësuesit të ri të BE’së është të arrijë normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, apo rifillimin e dialogut në mes dy vendeve.
“Mandati i Përfaqësuesit të ri të BE-së është të arrijë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, që nënkupton rinisjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” ka thënë Stano në Bruksel.
I pyetur nga Tanjug, Ministri i Jashtëm i BE’së, Josep Borrell, lidhur me detyrat e para të Lajçakut, tha se ai do ta ndihmonte atë në nisjen dhe duke i kushtuar vëmendje të duhur bisedimeve Prishtinë-Beograd.
“Në fillim të mandatit tim, unë thashë se ishte një nga përparësitë e mia dhe gjërat ku duhej të përmirësohemi. Ne mund të mos e kemi zgjidhur problemin izraelit-palestinez, por duhet të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin në fqinjësinë tonë të afërt,” ka thënë Borrell.
Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të misioneve të shteteve anëtare të BE’së në Prishtinë dhe Beograd, përmes një deklarate të përbashkët sot kanë shprehur mirëpritjen e emërimit të Mirosav Lajçakut si Përfaqësues Special i BE’së, duke thënë se emërimi i Lajçakut sinjalizon angazhimin e fortë të Unionit Europian për dialogun