Nga afatet 10 ditore të Trump për Ngushticën e Hormuzit, e deri te “kokëfortësia” e Iranit dhe “mosbindja” e Izraelit, ç’po ndodh në Lindjen e Mesme?

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten dita ditës, pavarësisht se Trump deklaron herë pas here përparime në bisedimet diplomatike, të cilat në fakt hidhen poshtë nga Irani.

Ndërkohë një valë e re sulmesh tronditi zonën duke u bërë shkaktare për civilë të vrarë në Iran dhe duke dëmtuar infrastrukturën e Kuvajtit.Të paktën 18 persona u vranë dhe 10 u plagosën në sulme të kryera gjatë natës në Qom, ndërsa disa persona të tjerë u vranë në Urmia në Iranin perëndimor.

Ndërkohë në Kuvajt dy porte të veçanta të vendit u dëmtuan nga sulmet me dronë dhe raketa këtë mëngjes, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima.

Ndërkohë që kujtojmë se Trump u shpreh dje se  administrata e tij do të ndalojë sulmet ndaj vendeve energjetike iraniane për 10 ditë shtesë, duke e zgjatur afatin e tij të vetëvendosur përtej ditës së sotme, një mënyrë kjo për të vendosur afate për rihapjen e ngushticë së Hormuzit nga Irani.

Ai ende po peshon mundësitë për përshkallëzimin e luftës në rast se përpjekja e tij e fundit për diplomaci dështon. Teherani hodhi poshtë një propozim fillestar prej 15 pikash si të pasuksesshëm dhe i ka karakterizuar negociatat si më shumë një “shkëmbim mesazhesh”, sipar raportimit të CNN.

Trump dha edhe një deklaratë për “Fox News” ku u shpreh: “Unë u dhashë atyre një periudhë 10-ditore, ata kërkuan shtatë.”

Irani nga ana tjetër vijon me “kokëfortësinë” e vet, pasi tre anije me kombësi të ndryshme u kthyen mbrapsht këtë mëngjes nga Ngushtica e Hormuzit nga Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC). Teksa mediat vendase shtuan se: “presidenti amerikan gënjeu dhe tha se Ngushtica e Hormuzit ishte e hapur”.

Kujtojmë se Donald Trump, tha të enjten se “dhurata” misterioze që ai u tha gazetarëve më parë këtë javë se Irani ia kishte dhënë SHBA-së si pjesë e negociatave ishin 10 “anije me naftë” që kaluan me sukses Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte.

E teksa Trump pëpiqet për paqe, Izraeli planifikon të përshkallëzojë dhe zgjerojë sulmet në Iran, kështu ka deklaruar ministri i mbrojtjes së Izraelit.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe unë e paralajmëruam regjimin terrorist iranian që të ndalojë së qëlluari me raketa popullsinë civile në Izrael. Pavarësisht paralajmërimeve, zjarri ka vazhduar – dhe për këtë arsye, sulmet e IDF-së në Iran do të përshkallëzohen dhe do të zgjerohen në objektiva dhe zona shtesë që ndihmojnë regjimin në ndërtimin dhe operimin e armëve kundër civilëve izraelitë”, tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes

Ndërkohë në Filipine ka patur protesta nga qindra njerëz kundër çmimeve të larta të karburantit. Ku kostoja e naftës dhe e benzinës atje është më shumë se e dyfishuar që prej fillimit të luftës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT