Federata botërore e Peshëngritjes pas publikimit të rezultatit final për testin anti-doping, ka marrë vendimin për pezullimin për një periudhë katërvjeçare nga çdo aktivet, Qerimajn. Ai e fitoi titullin kampion i Evropës në kampionatin e zhvilluar pak muaj më parë në Antalia të Turqisë.
Qerimaj ka dalë pozitiv në të dy kontrollet e ushtruara nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Në dy analizat e kryera ai ka dalë përdorues i substancës së ndaluar “methylhexaneamine”.
* * *
Qerimaj: Produktin e bleva në supermarket
Në ditën e garimit në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion ka rezultuar me pozitiv në testin anti-doping.
Qerimaj ka deklaruar se një produkt të tillë ai e ka blerë në supermarket dhe për këtë arsye ai e ka marrë si të mirëqenë që këto substanca janë të lejueshme. Ai gjithashtu ka shtuar se në shtatë vite që përdor produktin nuk ka pasur probleme.
Kampioni i Evropës ka theksuar se tani prit rezultatin e testit B për të kuptuar nëse ndaj tij përdorimi i kësaj substance të ndaluar do t’i sjellë pasoja. Nëse do të rezulojë pozitiv, atij do t’i hiqet tillulli kampion.