Gazetari iu përgjigj me shuplakë Mossit, dalin PAMJET e rënda nga sherri: 3 persona grushtojnë dhe shkelmojnë me forcë në bark Burim Pacollin (VIDEO)

Janë publikuar ditën e sotme pamjet e momentit të sherrit të ndodhur së fundmi mes gazetarit Burim Pacolli dhe reperit të njohur me emrin e artit si “Mossi”.

Në pamjet e siguruara nga burimet, gazetari Pacolli shikohet duke goditur me shuplakë reperin Mossi, një veprim që pastaj për pak sa nuk i kushtoi jetën.

Sapo gazetari goditi me shuplakë reperin, 2 shokët e këtij të fundit ndërhyjnë dhe godasin me grushte Burim Pacollin. Pas goditjeve të marra ky i fundit përfundon në tokë, ku dy shokët e Mossit e gjuajnë me gjithë forcë me shkelma në bark.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë reperi Mossi së bashku me dy shokët e tij që u përfshinë në konflikt janë vënë në pranga.

Shkak për dhunimin e tij, është bërë renditja e disa prej “diss”-ave më të forta të reperëve kosovarë, vitet e fundit. Gjatë emisionit të Meriton Mjekiqit, Pacolli ka veçuar “diss”-in që Mossit i ka kushtuar rivali i tij Butta.

Pas kësaj, Mossi reagoi i revoltuar në rrjetet sociale, teksa ka deklaruar se ai kishte refuzuar që të shkonte në një intervistë me të dhe kjo ishte arsyeja pse gazetari i përmendi këngën e rivalit të tij.

Më tej, reperi nuk i ka ndalur sulmet ndaj gazetarit, teksa nuk ka ngurruar as ta kërcënojë publikisht.

Video nga momenti i sherrit: 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT