Rama citon Trump dhe u dërgon një mesazh shqiptarëve për panikun nga koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga shqiptarët që të bëjnë kujdes e të mos kenë aspak frikë nga përhapja e koronavirusit.
“Frikë aspak, kujdes shumë”, shkroi ai në Facebook.
Më pas solli si shembull një prononcim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë: ‘Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!’’.