ALARM NË LINDJEN E MESME! Sulme të reja në DUBAI, qielli paralizohet, Hezbollah kërcënon me hakmarrje, Netanyahu PARLAJMËRON: Do t’iu godasim me një forcë që nuk e keni parë kurrë

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraeli dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re, me shpërthime të raportuara në Dubai, Doha dhe Bahrein, sulme të reja izraelite ndaj Teheranit dhe kërcënime të forta nga liderët e të dy vendeve. Situata ka sjellë pasoja të menjëhershme në transportin ajror dhe detar në të gjithë rajonin e Gjirit.
Sulme të reja ndaj Teheranit: Do të godasim me forcë që nuk e kanë parë kurrë!
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan sot se kanë kryer një valë të re sulmesh ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, duke pretenduar se kanë shkatërruar rreth gjysmën e rezervave të raketave të Iranit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se operacionet do të vazhdojnë dhe do të zgjerohen. “Do të godasim mijëra objektiva të regjimit terrorist”, tha ai, duke paralajmëruar një ofensivë edhe më të ashpër në ditët në vijim.
© Credits AP
Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian u përgjigj me tone të ashpra, duke deklaruar se “hakmarrja për vdekjen e Khameneit është një e drejtë dhe një detyrë ligjore”, ndërsa Irani vijon lëshimin e raketave dhe dronëve drejt objektivave në vendet e Gjirit.
Shpërthime në Gjirin Persik dhe alarm sigurie në Ngushticën e Hormuzit
Tensionet janë përhapur përtej territorit izraelit dhe iranian. Shpërthime janë raportuar në Dubai, Doha dhe Bahrein, ndërsa industria e transportit detar është vënë në alarm.
Në orën 08:00 të 1 marsit 2026, cisterna SKYLIGHT, me flamur Palau, u sulmua pranë portit të Khasabit në Guvernatoratin Musandam të Oman, vetëm pesë milje detare në veri të portit. Anija kishte mbërritur në Khasab më 22 shkurt dhe kishte në bord 20 anëtarë ekuipazhi (15 indianë dhe 5 iranianë).
⚡️Clearer vid pic.twitter.com/kLtv0xV6DE
— War Monitor (@WarMonitors) March 1, 2026
Ekuipazhi u evakuua menjëherë. Katër marinarë pësuan lëndime të lehta, ndërsa të tjerët morën ndihmën e nevojshme mjekësore, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
BREAKING:
Iran has attacked the Palau-flagged oil tanker Skylight as it was passinf through the Strait of Hormuz right off the coast of Oman.
4 sailors wounded in the attack. The entire crew has been evacuated. pic.twitter.com/wDX5X2czq6
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 1, 2026
Kaos në qiell: Mbi 3,400 fluturime të anuluara
Konflikti ka shkaktuar paralizë në trafikun ajror. FlightRadar24 raportoi se mbi 3,400 fluturime janë anuluar në shtatë aeroporte të rajonit, pasi Izraeli, Katari, Siria, Irani, Iraku, Kuvajti dhe Bahreini mbyllën hapësirat e tyre ajrore.
Sipas raportimeve të The Guardian, mbyllja e aeroporteve në Dubai dhe Abu Dhabi ka çuar në anulimin e më shumë se 1,000 fluturimeve nga linjat kryesore ajrore të Lindjes së Mesme.
Kompania ajrore Emirates njoftoi pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve për në dhe nga Dubai deri të paktën në orën 15:00 sipas kohës lokale të hënën, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore.
Mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar ose janë devijuar në aeroporte alternative, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa të gjata edhe në ditët në vijim.
More than 3,400 flights have been cancelled today across seven airports in the Middle East (DXB, DOH, AUH, SHJ, KWI, BAH, DWC), as many airspaces remain closed for security reasons. pic.twitter.com/L48tAlVmGU
— Flightradar24 (@flightradar24) March 1, 2026
Reagon Hezbollahu: Do të përballemi me sulmin!
Organizata shiite libaneze Hezbollah deklaroi se do të “përballet me sulmin” nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se organizata “do ta përmbushë detyrën e saj duke u përballur me sulmin”, duke shtuar se, “pavarësisht sakrificave, nuk do ta braktisim fushën e rezistencës”.
Qassem pasoi në drejtim Hassan Nasrallah, i vrarë në një sulm izraelit në Bejrut në shtator 2024. Ai e cilësoi vrasjen e Khameneit dhe zyrtarëve të tjerë iranianë si “kulminacionin e krimit”, ndërsa këtë pasdite është paralajmëruar një tubim masiv në periferitë jugore të Bejrutit në mbështetje të Iranit.