ALARM në Lindjen e Mesme! Avionët luftarakë britanikë përfshihen në luftë, rrëzojnë dronët iranianë që po shkonin drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Avionët luftarakë britanikë kanë rrëzuar disa dronë që po drejtoheshin drejt Jordanisë dhe Bahreinit gjatë natës. Ky lajm është konfirmuar nga vetë Ministria britanike Mbrojtjes.
Sipas autoriteteve në Londër, avionët e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) ndërhynë për të ndalur mjetet ajrore pa pilot të dyshuara si iraniane, të cilat përbënin kërcënim për sigurinë e rajonit.
Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se një nga dronët u rrëzua për të “mbrojtur Jordaninë”, ndërsa një tjetër u ndalua teksa po fluturonte në drejtim të Bahreinit.
Zyrtarët britanikë theksuan se operacionet ajrore mbrojtëse po zhvillohen gjithashtu në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të përpjekjeve për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Detaje të tjera mbi operacionin apo numrin e saktë të dronëve të neutralizuar nuk janë bërë ende publike.