Aksioni i SPAK në Vlorë, vihet në pranga shefi i seksionit në policinë e Kukësit (EMRI+FOTO)

Janë zbuluar zhvillime të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të fundit, në pranga ka rënë edhe një efektiv policie i dyshuar për lidhje me grupin kriminal që vepronte në këtë qytet.

I arrestuari është identifikuar si Rezart Kuçi, punonjës policie, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza, mes tyre “shpërdorim detyre”, “trafik i lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Aktualisht, ai ishte shef seksioni dhe ekspert i policisë shkencore në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.

Po ashtu, ka shërbyer edhe si zëvendës shef komisariati për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si dhe zëvendës shef komisariati dhe njëkohësisht shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Aksioni i SPAK në Vlorë, vihet në pranga shefi i seksionit

Efektivi Rezart Kuci

Back to top button
LAJMET E FUNDIT