Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar LaGuardia, ku një avion pasagjerësh i Air Canada Express CRJ-900 (Bombardier) u përplas me një automjet tokësor menjëherë pas uljes.

Si pasojë e incidentit, aeroporti është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar pezullimin e të gjitha lëvizjeve të avionëve.

Raportet fillestare flasin për dy persona të plagosur, por informacione të pakonfirmuara e çojnë numrin e viktimave në katër të vdekur dhe pesë të plagosur.

Imazhet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se kabina e pilotit ka pësuar dëmtime shumë serioze. Avioni, i cili është projektuar për të operuar në rrugë rajonale dhe ka kapacitet deri në 90 pasagjerë, u ndalua në pistë pas përplasjes.

Hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar respektimin e protokolleve të sigurisë.

Ngjarja ka shkaktuar vonesa të shumta dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë ajrore në një nga aeroportet më të ngarkuara të Nju Jorkut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT