Përmbytet arkivi i ministrisë, ngjarja mbahet e fshehtë
Sali Berisha ka denoncuar sonte një ngjarje të rëndë. është përmbytur arkivi i Ministrise se Kultures, shkruan ai dhe ngjarja mbahet e fshehtë nga Mirela Kumbaro. Ky është narko shtet thotë Berisha teksa publikon mesazhin e qytetarit dixhital që me gjasë është punonjëse e ministrisëDenoncimi në facebook-un e BerishësMirëmbrëma Doktor. Është permbytur Arkivi i Ministtise se Kultures që të premten.Te gjithë punonjësit e Ministrisë më në krye ministren kanë punuar me turne, të shtunë e të diel, me tharëse flokësh, hekur rrobash e mjete të tjera rrethanore për të tharë dokumentet.Dokumentet e përmbytura janë zhvendosur në sallë.Puna vazhdon dhe ju mbledhin celularët punonjësve dhe i mbikqyrin se mos e bëjnë publike. Me respekt”