Letra e Presidentit drejtuar KE/ Tentativë për të bllokuar negociatat apo për të shpjeguar situatën?

Në një dalje për mediat ditën e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta, po shpjegonte kontekstin e letrës që kishte dërguar disa ditë më parë Komisionerit për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Kujtojmë që kjo letër u publikua në media dhe jo nga selia e presidencës siç ndodh zakonisht. Dhe pikërishht për këtë arsye madje u përfol nga mazhoranca se Presidenti Meta i kishte dërguar një letër Komisionit Evropian për të ndikuar negativisht në hapjen e negociatave me vendin tonë.

Për të përgënjeshtruar këtë lajm kreu i shtetit paralajmëroi sot një dalje për mediat, siç në fakt edhe ndodhi. Gjatë fjalës së tij tek lexonte përmajtjen e letrës Meta u kujdes të shpjegonte se nuk bëhej fjalë pra për ndonjë tentativë për të bllokuar hapjen e negociatave, madje vijoi ai, Presidenti, i ka kërkuar dhe ka shprehur besim se shtetet antare do të votojnë pro për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Letra sipas Metës synonte të shpjegonte situatën politike të krijuar në vend në kuadër të asaj që vetë Meta e ka cilësuar si “grusht shteti” dhe tentativë për kapjen e Gjykatës kushtetuese.

Kujtojmë këtu që prej muajsh tashmë ka një përplasje të vazhdueshme mes presidentit dhe mazhorancës në lidhje me emërimet e antarëve të Gjykatës Kushteuese.

Një përplasje kjo që sa vjen edhe thellohet më shumë. Ndërkohë kujtojmë gjithashtu që brenda marsit Shqipëria mund të marrë një përgjigje për hapjen e negociatave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT