“I vetëpërjashtuar!” Partia Demokratike tenton t’i bojkotojë takimet Ervin Salianjit, shpërndahet masivisht MESAZHI paralajmërues

Një mesazh i shpërndarë se fundmi nga radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike në Berat e cilëson Ervin Salianjin si të “vetëpërjashtuar” nga partia.
Ndërsa thuhet se ai po bashkëpunon me segmente të krimit të organizuar.
Përmes këtij mesazhi u bëhet thirrje demokratëve që të distancohen nga aktiviteti që Salianji pritet të zhvillojë nesër, duke e përshkruar takimin si një “agjendë private” dhe në shërbim të qeverisë së kryeministrit Rama.
“I dashur anëtar i PD Berat… Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD, po përpiqet me ndihmën e segmenteve të pushtetit dhe segmenteve të krimit të organizuar lokal të organizojë një takim me agjendë tërësisht private”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në grupet e anëtarësisë.
Nëpërmjet këtij mesazhi Ervin Salianji është cilësuar si bashkëpunëtor i krimit, ndërsa anëtarëve të partisë në fjalë u është kërkuar që të pezullojnë aktivitetin e tij.
Kjo nuk mbetet hera e parë që demokratët tentojnë t’i pezullojnë takimet e Salianijit.