FOTO: Masat ndaj koronavirusit, autoritetet ndalojnë shtetasin kinez në portin e Durrësit

Në një kohë kur koronavirusi ka marrë 304 jetë njerëzish, Shqipëria ka forcuar masat dhe kontrollet në pikat kufitare tokësore, portuale apo dhe në aeroportin “Nënë Tereza”.
Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga LSA, një pasagjer kinez, rezident në Itali është ndaluar për kontrolle të imtësishme në portin e Durrësit.
Sipas autoriteteve, ky shtetas iu nënshtrua kontrollit, ndërsa rezulton se nuk përbën rrezik si rast.
Po ashtu, kontrolleve rutinë iu janë nënshtruar dhe pasagjerë të tjerë që ndodheshin në target, të nisur nga Bari.
Pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës, pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, Ministria e Shëndetësisë ka forcuar masat për t’i paraprirë çdo situate.






j.l./ dita