Pamje emocionuese, UEFA i kushton një video fantastike “Air Albania Stadiumit”

“Air Albania Stadium” është impianti më modern në Shqipëri dhe padyshim një nga më të mirët në Ballkan. Struktura e re që zëvendësoi “Qemal Stafën” e vjetër kushtoi rreth 80 milionë euro dhe u përurua në takimin që Kombëtarja kuqezi zhvilloi kundër Francës në muajin nëntor.

UEFA, e cila ishte dhe një nga donatoret për realzimin e këtij projekti, i ka kushtuar një video ditës së çeljes së “Air Albania Stadiumit”, që sot do të presë derbin e madh të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. /e.s/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT