Zbarkon policia ushtarake në rrugë, ngrihen postblloqe në çdo cep

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ushtria dhe policia do të dalin në rrugë për të kontrolluar qytetarët.

Ai bëri me dije se do të ngrohen postblloqe në çdo rrugë dhe personat që shkelin karantinën do të gjobiten me 5 mijë euro.

“Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën.

Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale. Futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. Do ta kalojmë siç kaluam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”, deklaroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT