Vuçiç për Pavarësinë e Kosovës: Ata menduan se do fitonin drejtësi me zjarr dhe shpatë, nuk arritën ta mposhtnin Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke nënëvizuar se askush nuk arriti të mposhtë vendin e tij në luftën e viteve 2000.

Nga një vizitë në Indi, mediat serbe shkruajnë se Vuçiç u shpreh që “Kutia e Pandorës” e padrejtësisë dhe shkatërrimit të shteteve sovrane u hap me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

Ai deklaroi se asokohe ata e justifikonin situatën me qëllime më të larta dhe parandalimin e katastrofave humanitare, dhe se në fund e vunë veten në pozicionin ku ndodheshin në të njëjtën situatë sot dhe vuanin nga i njëjti zjarr e shpatë.

Më tej Vuçiç theksoi se Serbia po i përmbahet Kushtetutës së saj, të drejtës ndërkombëtare publike, Kartës së Kombeve të Bashkuara, rezolutës 1244 dhe qëndrimit të saj.

Fjala e plotë e Vuçiç: Është mirë të analizohet pas 18 vitesh se sa katastrofike ishin pasojat, jo vetëm për Serbinë, jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe botën ato vendime tepër të gabuara. Si NATO, ashtu edhe Evropa dhe Amerika në vitin 2008 dhe sigurisht edhe në vitin 1999, me vendimin e të fuqishmëve, të cilët në atë kohë as nuk interesoheshin dhe për të drejtën ndërkombëtare.

Ata mendonin se ishin të gjithëpushtetshëm dhe të plotfuqishëm, se ishin përfaqësues të Zotit të cilët, me mjetet, armët dhe pasurinë e tyre të madhe, mund të shpërndanin drejtësi me zjarr dhe shpatë ashtu siç dëshironin.Ata duhet të shpjegojnë dhe të përdorin të njëjtat argumente që përdorëm ne 18 ose 27 vjet më parë. Është e qartë se fillimi i rënies së rendit botëror ishte në atë periudhë midis viteve 1999 dhe 2008.

Mund të flas edhe për gabimet tona në vitet 1990 dhe 2000 me angazhimin e pamjaftueshëm, për konfliktet e brendshme që prodhuan tensione në atë kohë dhe kur nuk kishim një lidership mjaftueshëm të fortë për të mbështetur popullin dhe vendin e tyre, ata shqetësoheshin vetëm për një lloj rezultati zgjedhor, por në fund të fundit, kanë kaluar 18 vjet, çdo vit po bëhet më e vështirë, por ata nuk arritën ta thyenin Serbinë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT