Rama mbledh me URGJENCË ministrat e tij, të gjithë me “laps e letër” për planin e punës (ÇFARË PO DISKUTOHET)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat e kabinetit të tij për të diskutuar lidhur me detyrat që janë lënë “pezull”.

Pas takimit të 9 Janarit, newsbomb.al mëson se kreu i qeverisë është duke ia ndarë të “vetëve” porositë lidhur me hartimin e një plani pune për vitin 2026.

Të gjithë ministrat e dikastereve përkatëse janë duke shpalosur arritjet, por dhe mangësitë që kanë në ministritë e tyre, ndërkohë që vetë kryeministri Rama është duke i vendosur pikat mbi “i”, sa i përket vijimësisë së punëve.

Ky takim i tillë vjen pas atij të janarit ku u diskutuan një sërë problemesh dhe objektivash të mazhorancës. Çdo ministri iu dha 10 minuta kohë për të bërë bilancin e institucionit që ka në varësi, përfshirë trajtimin e anës teknike e më pas dhe tek synimet e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT