VIDEO/ “Hiqni duart, jam shtatzënë”, banorët e Rrjollit përplasen me policinë në Velipojë: Është toka jonë, na sill ministrin këtu

Banorët e zonës së Rrjollit janë përplasur sërish me policinë në protestën e sotme të zhvilluar kundër realizimit të resortit turistik në zonën e tyre.
Në pamjet e publikuara nga ShkodraSot shikohet momenti kur policia shoqëron disa prej protestuesve, në mesin e tyre dhe një grua shtatzënë.
“Hiqi duart, jam shtatzënë” dëgjohet të thotë qytetarja në momentin kur policia tenton ta fusë në furgonin e policisë.
Ndërsa të tjerë kërkojnë një ballafaqim me zyrtarë më të lartë.
Kujtojmë se prej ditësh banorët e Rrjollit janë përplasur fizikisht me policinë, të cilët tentojnë t’u bllokojnë atyre tubimet.
Nga ana e tyre, bnanorët kanë paralajmëruar se nëse drejtësia nuk merr një vendim të duhur pnë lidhje me këtë situatë ata do të futen në grevë urie përpara SPAK.
Video credits: @/ shkodrasot