Harta: Tërmeti ka deformuar tokën, është ngritur me 10 centimetra

Vendi ynë vazhdon të jetë në gjendje të rënduar.

Sa më shumë kohë kalon aq më shumë po shtohet edhe bilanci i viktimave.

Dhimbja e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre është ë papërshkueshme.

Sipas medias italiane “ANSA”  lëkundjet e tërmetit deformuar tokën.

Po ashtu raportohet se tërmeti ka ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Sipas “ANSA” imazhet që e tregojnë këtë gjë janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 i programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia Evropa dhe Komisioni Evropian.

Më pas janë analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Nuk duhet të kemi panik pasi kjo gjë ka ndodhur edhe në tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Po ashtu, me dije bëhet se deformimi i territorit shqiptar të pësuar nga tërmeti u mat nga platforma në internet Geohazard-tep.

Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, pra hartën e zhvendosjes së tokës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT