Daily Mail: Kopshti zoologjik i “ferrit” ndodhet në Fier (Foto-Video)
Një kopsht zoologjik privat në qytetin e Fierit është shndërruar sot në imazhin kryesor të medias angleze Daily Mail, dhe arsyeja është aspak pozitive.
“Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një safari privat që i ngjan ferrit, pasi janë shfaqur foto të reja që ekspozojnë kushtet tronditëse ku qëndrojnë kafshët”, shkruan Daily Mail.
Dhe e vërteta është se fotot e shkrepura nga një fotograf i mbetur anonim, tregojnë një gjendje mizerable, me median angleze që vëmendjen më të madhe ia kushton një luani “të kequshqyer”, me një sy të infektuar që loton.
Kafshët e tjera, janë një zebër, një ujku “thatanik” që duket sikur s’mbahet mend koha kur e ka ngrënë një kafshatë dhe një dre i mbyllur brenda një kafazi të ngushtë betoni.
Imazhet tregojnë kafshët se si lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista të rrethuara nga jashtëqitjet e tyre, në mungesë të ujit të freskët, ushqimit apo edhe hijes nga dielli përvëlues./ZgjohuShqiptar.info