Trump tha se vranë shumicën e udhëheqësve iranianë, Izraeli nxjerr fotot e tyre

Sipas një njoftimi zyrtar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, përveç Udhëheqësit Suprem të Iranit Khamenei, si pasojë e sulmit të koordinuar mëngjesin e sotëm në një kopmpleks të Teheranit, kanë mbetur të vrare edhe disa persona të tjerë.

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ministri iranian i Mbrojtjes, kryetari i Organizatës së Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës (SPND), këshilltari për sigurinë kombëtare i Khameneit, si dhe kreu i byrosë së tij ushtarake, janë personat që numërohen në emrat e publikuar në një foto të zyrtarëve të lartë izraelitë.

Irani ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur më udhëheqësit që u vranë ditën e sotme.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha për ABC Neës se ai beson se shumica e udhëheqësve iranianë është vrarë ditën e sotme gjatë sulmeve te SHBA-së dhe Izraelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT