Serbët kanë vjedhur projektin Danub – Preshevë – Selanik

Moska në bashkëpunim me Beogradin kanë vjedhur dhe kopjuar planin amerikan për ndërtimin e kanalit ujor në Luginën e Preshevës për të lidhur Serbinë përmes rrugës ujore me portin e Selanikut.

Kjo projekt viteve të fundit është lansuar nga politikanët serb, ndërsa presidenti i sapozgjedhur Tomislav Nikoliq ka qenë një nga proklamuesit më të zëshëm. Nikoliqi kishte propaganduar se do të sigurojë nga Moska mbi 100 miliardë euro për realizimin dhe konstruktimin e kësaj rruge ujore për lidhjen e Serbisë me detin Egje.

Dokumentet historike që janë zbuluar në arkivat amerikane dëshmojnë se Kanali ujor Danub – Deti Egje , përmes Luginës së Preshevës, duke trasuar rrugën ujore përmes lumenjve Moravë dhe Vardar në Maqedoni, është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909.

Dokumenti i shpalosur për agjencinë e lajmeve INA nga arkivat e Universitetit të Kalifornias dhe Librarinë e Kongresit Amerikan bën të ditur se projekti për herë të parë është shpallur nga konsulli amerikan në Konstantinopojë, i cili kishte shkruar për idenë dhe kishte raportuar nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi, ku kishte udhëtuar për vizitë zyrtare. Tërë projekti ishte ideuar dhe projektuar Association of Civil Enginners of Neë Jersey me 1920.

Qeveria serbe dhe ajo ruse mbi një shekull kishin tentuar të humbin orgjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve si propozim të tyre.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT