“Testimi kalon në 4 faza”, mjeku Sulçebe: Vaksina siguron 80% mbrojtje nga covid-19

Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se në gjithë botën janë të paktën 70 kompani që po punojnë për të prodhuar vaksinën kundër covid-19, por sipas tij vetëm 5 ose 7 prej tyre do arrijnë të kenë sukses.

“Punohet në SHBA, Kinë, Britani, por testimi në njerëz ka filluar vetëm në Kinë dhe në SHBA”, u shpreh mjeku Sulçebe në emisionin Opinion. Ai tha se që një pacient të jetë e suksesshme duhet të kalojë me patjetër 4 faza, që ai i shpjegon më poshtë.

“Së pari testohet nëse ka efekte të dëmshme. Në fazën e dytë shihet se si reagon sistemi imunitar dhe nëse reagon me sukses, kalon në dy grupe: një grup që quhet placebo dhe një grup që merr vakasinën e vërtetë. Faza e katërt është me popullatën e gjerë. Testohet në një grup të madh prej 10 mijë vetësh. Këto faza zgjasin të paktën 3 muaj, por duke patur parasysh emergjencën faza e parë dhe e dytë mund të zhvillohen paralelisht. Në rast se këto dalin me sukses mund të kalohet direkt në provën e një grupi të madh individësh”, përmbylli mjeku imunolog Genc Sulçebe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT