Të maskuar dhe me çadra në hapura, “grupi i zjarrit” rishfaqet në protestën e PD-së! Mes tyre edhe deputeti demokrat (VIDEO)

Teksa opozita po mban protestën e radhës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, duket se në këtë tubim nuk mund të mungonte as të  ashtuquajturit “grupi i zjarrit”. Ata janë akuzuar si përgjegjësit për incidentet  e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e fundit.

Edhe pse nuk po bie shi, ata kanë kaluar me çadra të hapura në duar dhe janë shfaqur të maskuar, ndërsa në krah mbajnë edhe çanta, ku dyshohet se mbajnë molotovë.

Në pamjet e siguruara nga Newsboomb, pjesë e tyre është dhe deputeti Gjin Gjoni, i cili po ashtu lëviz me çadrën e hapur dhe ndodhet në mesin e tyre.

Mbetet për t’u parë nëse sërish “grupi i zjarrit” do të bëjë incidente në këtë protestë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT