Virusi vdekjeprurës/ Në vatrën e epidemisë në Kinë ka edhe shqiptarë

Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.

Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ambasadori Belortaja tha se:“Në dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në  një tjetër provincë). Nga ata  dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se: “ regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT