Problemet e Ballkanit/ Nga kalon rruga për zgjidhjen e tyre?!

Ballkani është konsideruar jo rrallë herë si “fuçi baruti”. Kjo në fakt jo pa arsye, pasi në të kaluarën e largët dhe të afërt Ballkani është shndërruar në një arenë lufte ku janë përplasur fuqi të mëdha, por edhe grupime të ndryshme etnike.

Prej vitesh rajoni i Ballkanit nuk ka gjetur dot qetësi. Luftërat mes shteteve kanë qenë në fakt vetëm njëra anë e medaljes, pasi në anën tjetër qëndrojnë ndryshimet mjaft të thella mes popujve këtij rajoni.

Gjithashtu edhe shndërrimi në një kryqëzim të madh të mpleksjeve me natyrë fetare, tregtare, dhe etnike ia shtojnë akoma edhe më shumë fuqinë karakterizimit të Ballkanit si “fuçi baruti”.

Edhe historia moderne e Ballkanit, gjithmonë nëse mund ta quajmë të tillë është e mbushur me konflikte, përplasje, përçarje e paqëndrueshmëri të të gjitha llojeve.

Shpërbërja e ish Jugosllavisë e cila në mënyrën e saj kishte “shkëlqyer” për shumë dekada duke e kthyer Jugosllavinë në një faktor kyç për rajonin, do të sillte me vete edhe shumë probleme.

Rënia e ish jugosllavisë do të rriste më akoma edhe më tepër tensionin, të paktën në ish republikën Jugosllave të Maqedonisë, Bosnjes, dhe kosovës.

Shpërbërja e Jugosllavisë ringjalli edhe njëherë shpresat e drejtuesve ushtarakë të saj për formimin e një “Serbie të madhe”. Pikërisht kjo ego do të shkaktonte në Ballkan me mijëra të vrarë. Lufta në Kosovë e Bosnje do të pasonin realitetin e Ballkanit deri në ditët tona.

E tanimë përve. Rënia e ish jugosllavisë do të rriste më akoma edhe më tepër tensionin, të paktën në ish republikën Jugosllave të Maqedonisë, Bosnjes, dhe kosovës.

Shpërbërja e Jugosllavisë ringjalli edhe njëherë shpresat e drejtuesve ushtarakë të saj për formimin e një “Serbie të madhe”. Pikërisht kjo ego do të shkaktonte në Ballkan me mijëra të vrarë. Lufta në Kosovë e Bosnje do të pasonin realitetin e Ballkanit deri në ditët tona.

E tanimë përveç ndasive etnike të popujve dhe ndasive fetare, të cilat duhet thënë rajoni i Ballkanit po i përjeton akoma ai vazhdon të përballet edhe me ndikimin e fuqive të huaja që e shohin si një zonë lehtësisht të influencueshme.

E përveç paqëndrueshmërisë politike e gjeopolitike, Ballkani përballet sot edhe me problem të mëdha sociale brenda shteteve. Të gjitha këto probleme vetëm sa forcojnë rrymat dhe grupimet nacionaliste të djathta që ekzistojnë akoma në Ballkan.

Shto këtu edhe problemet ekonomike dhe shkallën e lartë të papunësisë kryesisht tek të rinjtë, çka e bën rajonin edhe më lehtësisht të infuencueshëm.

Forcimi i mëtejshëm i ekonomive kombëtare nuk e zgjidh përfundimisht paqëndrueshmërinë e rajonit, por  vetëm intensifikimi i shkëmbimeve tregtare dhe kapitaleve mund t’a zbusë këtë fenomen.

Gjithashtu rruga drejt integrimit evropian dhe qasja tërësisht perëndimore mund ta fusë Ballkanin në një rrugë qetësie dhe dakordësimi të plotë të realiteteve tashmë të krijuara prej vitesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT