Shqiptaria sot në festë, Fredi Beleri provokon me fantazmën e “Vorio Epirit”, shpërthen Marin Mema: Si mund të heshtë shteti?! U vranë mijëra shqiptarë

Sot, më 17 Shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës, kur e gjithë shqiptaria feston, një provokim i rëndë vjen nga Greqia. Eurodeputeti grek Fredi Beleri, i preferuari i PD dhe LSI në Himarë, ka zgjedhur të bëjë një provokim të hapur për atë që ai e quan “Vorio Epir”.

Një fantazi e sëmurë greke për shkak të së cilës në 1914 u vranë mijëra shqiptarë, ndërkohë autoritetet shqiptare heshtin përpara një paturpërise që vjen si një provokim u ulët në një ditë si kjo, kur shqiptarët anë e mbanë botës festojnë Pavarësinë e Kosovës.

Gazetari Marin Mema ngre zërin për akt të turpshëm dhe kërkon që shteti shqiptar të mbajë përgjegjës Fredi Belerin, i veshur sot me kostumin e eurodeputetit si shpërblim nga Greqia për trazirat e tij në Himarë, për masakrën e Peshkëpisë. Fedi Beleri është përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje.

“E kuptoni çfarë bëhet? Ky personazhi që nuk gjykohet, që ka një dosje për Masakrën e Peshkëpisë, që shpëton me procedurë…. ky personazhi që fshihet në Parlamentin Europian… publikon sot fotografi të fantazmës së “Vorio Epirit”! Shikoni publikimin e tij në fotografinë e parë! Kujton momente të tilla ekstreme kundër popullit shqiptar! E kuptoni ku ka arritur provokimi ndaj shqiptarëve?

Nën këto simbole e pas kësaj thirrje në 1914, lexojeni me kujdes u shkrumbuan Kolonja, Përmeti, Tepelena, Këlcyra, Labëria, Skrapari, Delvina, Devolli, Borshi… e fshatra në të gjithë këtë hapsirë! Janë ekzekutuar patriotë në Korcë, Gjirokastër e deri Berat e kudo… Luftuan çetat shqiptare kudo! Poshtë po ju bashkëngjis Tepelenën, Leskovikun, Hormovën e me rradhë…si mbetën! Si mbetën pikërisht pas sulmeve që reklamon ekstremisti Beleri! Mijëra shqiptarë u vranë, mijëra…

Kush nuk i beson këto të dhëna, le të lexojë… Kosta Papa Tomorrin, Sotir Dhosi Treskën, Sevasti Qiriazin, Kristo Dakon, Sejfi Vllamasin, Mithat Frashërin, Nikolla Lakon, Edith Durham, Aubrey Herbert! Të gjithë kanë lënë pas dëshmi tronditëse për 1914! Ku je o Çerçiz Topulli, Sali Vranishti e Selam Musai, Mihal Grameno, At Stath Melani, Sali Butka, Ahmet Lepenica e Servet Zaloshnja, Lace Backa, Sulo Beqiri, Halil Sullo, Hasan Xhiku e shumë e shumë trima të tjerë… ku jeni o burra që luftuat në atë kohë të vështirë të 1914!

Si mund të heshtin autoritetet? Kjo është një thirrje e hapur kundër tërrësisë territoriale të shtetit shqiptar! Rihapni dosjen, rihapni hetimin për Peshkëpinë, shkojini deri në fund! Rihapni dosjen… që po këlthet nga viti 1994! Shpirti i Fatmir Shehut e Arsen Gjinit kërkon drejtësi! Drejtësia duhet të reagojë! Duhet reagim për të hetuar Masakrën e Peshkëpisë deri në fund! Faktet janë! Heshtja është e pafalshme”, shkruan Marin Mema dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT