Rita Ora nuk harron traditën shqiptare, kërcen valle popullore para medias britanike (VIDEO)
Këngëtarja 21-vjeçare shqiptre, Rita Ora, në një intervistë për një media britanike, është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare.
Ajo është larguar në moshën 1-vjeçare nga Kosova, por këngëtarja Rita Ora nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj shqiptare.
Në sfond është kënga e saj, “Hot Right Now”, por ajo i shpjegon gazetarit se në vendin e saj në Kosovë, kërcehet edhe kështu.
Rita merr në dorë një shami dhe fillon, të kërcejë vallet folklorit shqiptar.
Më pas ajo vendos në kokë edhe një gotë, kërcim që është traditë e Shqipërisë së Mesme. Këngëtarja, Rita Ora ka premtuar se në dhjetor do të jetë e pranishme në Kosovë, me një koncert të sajin.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”