Vetëtradhëtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?
Nga Fahri Xharra
Gjithmonë na është fshehur e vërteta jonë dhe me daljen e saj në dritë, vetë po e sjellim vetën në mëdyshje duke mos i zënë besë vetvetes. Faktet janë, faktet kanë qenë por ato na ishin fshehur historikisht. E na nuk dinim, mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare.
E mirë kjo për një komb?
Mbeturinat e qelbosura në bërllokun me miza dhe mushkonja, aty ku sëmundja ngjitëse vdekjeprurëse e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me akull, me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemia e vetëtradhëtimit. Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t`tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim dhe vetëdëmtoheshim .
“E vërteta jonë nuk mund të gjendet as ne librat që janë shkruar në Romë e as në librat që janë shkruar në Mekë, e as në ato të Konstantinopolit e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre, sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërt evolucioni, edhe ne jemi pjesë e njerëzimit, pa të cilën pjesë nuk plotësohet historia e njeriut dhe e gjithë kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjes dhe është trashëguar brez pas brezi me mijëra e mijëra vite; mirëpo, ne në vend që të shpalosim librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohemi të gjejmë atë në librat e huaja dhe aty po e takojmë atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin) dhe po i falënderohemi asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”.

“Në mesin e 100 personave, midis tyre edhe deputetë greke, ra ne sy një figurë e njohur për opinionin ne Greqi, deputeti i Partisë neonaziste “Agimi i Arte”, Kristo Papa, i cili tha: “… nuk ka Epir të Veriut dhe Epir të Jugut, por është një i vetëm (tokë greke)”. Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare. Jemi të befasuar nga deklarata e deputetit Kristaq Papa, i cili e flet shumë bukur gjuhën shqipe (gjuhën e nënës F Xh). Ai është nga një fshat i Sulit të Janinës ose të themi është nga një fshat i varfër i banuar nga ortodoks shqiptar. Ai është një nga themeluesit e “Agimit të Artë”. Ideologu i propagandës naziste të kësaj Organizate. ( Shënim gazetaresk i këtyre ditëve).
“Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë. (Kristo Papa)”

Duke “mos pasur” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush jam! “Mospasja” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështijeje të cilat e sulmojnë trurin dhe një “lëvizje” të vogël të “dikujt”, njeriu bie në vetëmashtrim. Lartmadhëria e tij, e “dikushit” e krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vete shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën brenda rrethit, e shohin botë plotësisht ndryshe nga ata që nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të kuptuar se e ka një problem me vetveten quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit atëherë të gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë; përtacë, shpërfillës, të pa ndjenja, ziliqarë, shpirtkeq dhe tradhtarë.
Dhe njeriu kur e tradhton vetën, ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai fillon ta shtrembëron realitetin. Të vetëmashtruarit brenda rrethit të tyre nuk munden më të dalin jashtë apo të shkëputen nga ai rreth. Futja në rreth i ka pasojat e veta në atë se njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve; i zmadhon virtytet e tija, i zmadhon gjërat që e përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai e fillon fajësimin e të tjerëve.

Si i vetëmashtruar dhe vetëmohues e fillon bashkëpunimin që sa më shumë njerëz të ketë në rrethin e vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket se është më e mirë, më joshëse; por në të vërtetë vetëmashtruese dhe vetë mohuese.
Po të tjerët si i duken atij, ata që nuk janë në rreth?
Ata janë ngatërrestar, të papërgjegjshëm të pa respektueshëm ndaj çështjes së tyre madhore; Madhore të porositur nga brenda rrethit. Tani fillon lufta në mes atyre në rreth që rrezatojnë ide të brenda rrethit me atë jashtë rrethit. Kjo është një luftë e cila i futë në rreth të tretët me bindje, me frikë ose me para.
Futja në rrethin e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit ,me kalimin e kohës e bën gdhendjen në mendjet e tyre me karakteristika që i bartin gjithë kohën me vete. Bëhet mendar; i “mençur”, “i zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet prej mendari. Por në të vërtetë bëhet bartës i një “virusi” ndjellakeq.

Vetëtradhëtimi. Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk njeh asgjë e askënd, përveç urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit dhe mos përfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: Kemi shumë shembuj të kësaj rryme të vetëshkatërrimit; por një është e sigurt, që ideologët janë të fshehur, të siguruar nga çdo rrezik, të pasur dhe vetëm i infektojnë qelizat e shëndosha të shoqërisë dhe sëmundja komb-vdekjeprurëse sa vjen e rritet.
Për të pasur më të qartë se si duket shembulli tipik i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit është arritja përfundimtare e Kristo Papës: “… midis tyre edhe deputeti grek, ra në sy një figurë e njohur për opinionin ne Greqi, deputeti i Partisë neonaziste “Agimi i Arte”, Kristo Papa, i cili tha se: “… nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me gjak e origjinë shqiptare…”

Kurse vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk njeh asgjë e askënd, përveç urdhërdhënësit: “Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”. (Kristo Papa)… Vetëtradhëtimi është mungesa e angazhimit dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: “”Tradhtoje Kombin”!
Vetëmashtrimi e sjellë vetëmohimin, kurse vetëmohimi e sjellë vetëtradhëtimin. Që të tria na sjellin shuarjen kombëtare dhe na drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kozmike na përpinë në vorbullën (vortexin) e saj, në një rrugë të pa kthim.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.