Sali Berisha kërcënon haptazi kryeministrin Rama: Mercenarët do të qëllojnë vetëm mbi ty

Në fjalën e tij të mbajtur në foltoren e sotme para Kryeministrisë, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama që mercenarët duhet të qëllojnë mbi të dhe jo protestuesit e Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij, kryedemokrati vijoi me akuza ndaj kryeministrit Rama të cilin e cilëson si kryehajdutin e Shqipërisë. Ndërsa theksoi se Rama do të jetë përgjegjësi numër 1 i çdo krimi të kryer.
Fjala e Berishës: Unë i them Edi Ramës, kjo është kryengritje paqësore dhe kjo është zgjedhje, se në fakt ti meriton çdo variant. Pa diskutim. Ti nuk ke legjitimitet. Ti je i paligjshëm, ti je një armik i egër dhe ne mund të jepnim ty çdo përgjigje. Kryengritja paqësore është zgjidhja jonë, se atë duam ne, jo se na e imponon ti.
Por mos gabo se për çdo krim, për çdo cenim që do u bëhet protestuesve, personalisht do ketë vetëm një përgjegjës dhe ky do jetë Edvin Kristaq Rama. Ky do jetë kryehajduti i Shqipërisë. Ndaj dhe u thuaj atyre mercenarëve të mos qëllojnë mbi protestuesit se protestuesit do qëllojnë vetëm mbi ty. Ti do jesh përgjegjësi numër një i çdo krimi të kryer.