“Pse shembja që ka bllokuar gjithë juglindjen e vendit duhet hetuar nga Prokuroria”

Ish-prokurori Eugen Beci, thotë se ajo që po ndodh në aksin Elbasan-Përrenjas duhet hetuar nga Prokuroria
Sipas tij, ndërhyrjet përgjatë lumit Shkumbin, kanë ndikuar në rrëshkitjen e rrugës.
Reagimi i plotë
Ndërhyrjet përgjatë lumit Shkumbin në kuadër të punimeve të korridor VIII nuk mund të trajtohen si çështje teknike rutinë.
Kur shtrati i një lumi ngushtohet, devijohet apo mbushet me inerte, pasojat ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e infrastrukturës
Sot shohim çarje, rrëshqitje apo deformime përgjatë aksit Elbasan–Prrenjas. Pyetja është juridike:
-A janë respektuar kushtet e lejeve mjedisore?
-A është zbatuar saktë Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis?
-A ka pasur ndërhyrje jashtë projektit të miratuar?
-A është cenuar interesi publik përmes neglizhencës apo abuzimit?
Prokuroria nuk heton “zhvillimin”. Ajo heton ligjshmërinë. Nuk mund të ndërtohet duke sakrifikuar lumin, mjedisin dhe sigurinë publike. Nëse lejet janë dhënë ose zbatuar në kundërshtim me standardet, përgjegjësia duhet të jetë konkrete dhe individuale.
Shteti serioz matet nga respektimi i ligjit.